Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar deklarimet dhe debatet rreth sistemit të drejtësisë, duke iu referuar edhe figurave të larta të saj, përfshirë kryeprokurorin Blerim Isufaj.
Ai është shprehur me një gjuhë metaforike, duke thënë se “karrika nuk i ka me 4 këmbë”, duke lënë të kuptohet se pozitat institucionale nuk janë të përhershme apo të pakontestueshme.
Kurti, me këtë deklaratë, ka nënvizuar se çdo funksion publik është i varur nga besimi dhe legjitimiteti institucional.