Detaje të reja po dalin nga vrasja e Agron Hajdarit, i njohur si “Radulla”, që tronditi mbrëmjen e djeshme Prishtinën. Sipas informacioneve të para që po qarkullojnë, dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një borxh prej rreth 300 eurosh në bastore.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Bregu i Diellit”, ku Hajdari mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri. Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar lidhur me motivin e vrasjes.
Videolajmi është marrë nga Ulpiana Press, ndërsa ne jemi vetëm transmetues të informacionit dhe nuk marrim përsipër asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e këtij lajmi. VIDEO