Studenti Granit Spahiu ka reaguar ndaj çasjes së Qeverisë ndaj studentëve, duke kritikuar mungesën e kushteve dhe mbështetjes reale për të rinjtë gjatë viteve të fundit.
Spahiu theksoi se studentët nuk duhet të shihen si mjet për fushata politike, por si një kategori që meriton investim serioz në arsim, laboratorë, biblioteka dhe kushte dinjitoze studimi.
Spahiu përmendi edhe ndihmën prej 100 eurosh për studentët, duke e cilësuar atë si të pamjaftueshme dhe të lidhur me periudha zgjedhore.
“Kur 100 euro ndahen në 72 muaj qeverisje, i bie rreth 1.38 euro në muaj. Me aq para sot nuk blihet as një tost në ditë”, u shpreh ai.
Sipas tij, nëse kjo ndihmë konsiderohet reale, atëherë ajo duhet të bëhet e rregullt dhe jo të shpërndahet vetëm në kohë zgjedhjesh.