Një moment plot humor ka ndodhur gjatë spektaklit të fundit të Ferma VIP, teksa i ftuari special Ermal Mamaqi po vlerësonte performancat e fermerëve në një sfidë artistike.
Sfida kërkonte që banorët të interpretonin dhe të imitonin artistë të njohur, ndërsa Ermali kishte rolin e vlerësuesit dhe duhej të jepte votën e tij për fituesin.
Në fund, ai vendosi t’ia japë votën Vis Pupa, por pikërisht në ato momente ndodhi një episod që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve.
Mimoza Ahmeti iu drejtua Ermalit me batutën:
“Ermal, e ke hak mbiemrin!”
Komenti i saj u interpretua si një lojë fjalësh me mbiemrin e artistit, duke sjellë reagime dhe të qeshura në studio.
Momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë humorin spontan të Mozës dhe reagimin e të pranishmëve ndaj batutës së saj.