Anëtari i listës “Guxo”, Luan Gacaferi, ka reaguar ashpër ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Ai ka publikuar një video ku ky i fundit pranon se janë ofruar pozita ministrore me qëllim shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Sipas Gacaferit, këto oferta janë refuzuar për arsye politike.
“Siç edhe po e thotë vet Lumiri, Albini mi ka ofruar edhe ma shumë se 4 ministri vetëm mos mi dërgu vendin në zgjedhje të jashtzakonshme, unë i kam refuzuar se kam dasht ta çoj vendin në zgjedhje të jashtzakonshme me çdo kusht,” citohet të ketë thënë ai.
Postim i plotë:
Siç edhe po e thotë vet Lumiri, Albini mi ka ofruar edhe ma shumë se 4 ministri vetëm mos mi dërgu vendin në zgjedhje të jashtzakonshme, unë i kam refuzuar se kam dasht ta çoj vendin në zgjedhje të jashtzakonshme me çdo kusht.
Ncncncn ncncncn, me çfar “politikan” kemi të bëjmë, për inat të Albinit e për interes të zonjës që e ka afër, me çu vendin pa pikë nevoje në zgjedhje të jashtzakonshme.