Një mergimtare ka lavdëruar politikat sociale të Qeverisë Kurti, duke i krahasuar ato me shtetet më të zhvilluara europiane si Zvicra dhe Franca.
Ajo, përmes një reagimi publik, tha se pas intervistës së Kryeministrit Albin Kurti, është bindur se Kosova po tregon përkushtim më të madh ndaj familjeve sesa shumë shtete të fuqishme ekonomike.
“E dëgjova intervisten e Kryeministrit; në bazë të kujdesit në përkushtim ndaj familjeve, më bujare se Zvicra, Franca, po tregohet qeverisja Kurti”, shkroi ajo.
Sipas saj, shtesat për fëmijë në Kosovë kanë peshë shumë më të madhe në ekonominë familjare sesa në vendet perëndimore. Ajo theksoi se aktualisht për tre fëmijë familjet marrin 135 euro, ndërsa së shpejti pritet që kjo shumë të dyfishohet në 270 euro.
“Më 270 euro shtesa, kur paga mesatare është rreth 500 euro, shteti praktikisht po të jep gjysmën e një page shtesë. Kjo ka peshë të madhe në buxhetin e shtëpisë”, u shpreh ajo.
Në krahasim me Zvicrën, mergimtarja tha se ndonëse shtesat atje arrijnë rreth 700 franga zvicerane, ato përbëjnë vetëm rreth 10 për qind të pagës mesatare mujore.
Në fund, ajo përmendi edhe synimin e qeverisë për uljen e çmimeve, duke shtuar: “E çmimeve tavan do t’u ulet tavani, ky është synimi i Albin Kurtit”.