Plas mes Gimbos dhe Gjestit në koncert – çfarë ndodhi mes tyre? (VIDEO) – ekskluzivet

Një moment i sikletshëm dhe mjaft i komentuar ka ndodhur gjatë performancës së Gjesti në një club në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe DJ Gimbo.

 

Në videon që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, shihet momenti kur mikrofoni i Gjestit duket se nuk funksionon, por muzika dhe zëri i këngës vazhdojnë normalisht në sfond.

Pikërisht ky detaj ka ngritur reagime të shumta online, pasi shumë ndjekës kanë komentuar se situata e “nxori bllof” artistin për playback-un gjatë performancës.

Në pamje, Gjesti duket i irrituar dhe kthehet menjëherë nga DJ Gimbo duke bërë disa lëvizje sikur po e pyeste: “Pse e lëshove?”

Pas momentit, artisti shihet duke bërë disa reagime nervozizmi dhe qëndron për disa sekonda i acaruar në skenë.

Videoja ka ndezur menjëherë debat në rrjet, ku fansat po komentojnë reagimin e Gjestit dhe momentin e sikletshëm që ndodhi gjatë performancës live. Ndiqni videon: