Mërgim Lushtaku REAGON: Edhe Albulena Haxhiut i paska ardhur rendi të flasë për Sami Lushtakun

Kam vetëm një pyetje për të: në çfarë forme e futi gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016?

Qytetarët meritojnë ta dinë se si u organizua ai akt që e turpëroi institucionin më të lartë të shtetit.
Sa i përket bashkëshortit të saj, Alban Krasniqit, ai vazhdimisht ka nxitur gjuhë urrejtjeje dhe përçarje politike.

Ngjarja tragjike e janarit të vitit 2011, ku persona të maskuar nga familja e tij u përfshinë në vrasjen e Skender Limajt dhe plagosjen e Azem Limajt dhe Ilir Limajt për motive politike, mbetet një plagë e rëndë për opinionin publik dhe për vetë demokracinë në Kosovë.

Kur njerëz me një të kaluar të tillë tentojnë të paraqiten si moralizues, kjo është shqetësuese.
Kosovës i duhet qetësi, përgjegjësi dhe gjuhë bashkimi, e jo urrejtje, përçarje dhe standarde të dyfishta.