Një histori e re dashurie duket se ka lindur mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.
Bëhet fjalë për këngëtarin Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta, të cilët prej kohësh përfliteshin për një afrimitet mes tyre, por që kanë preferuar ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së publikut dhe mediave rozë.
Së fundmi, dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin në një klub nate në kryeqytet, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për romancën e tyre.
Në një video të publikuar nga Prive By Liberta Spahiu, Kushtrimi dhe Aurora shfaqen duke shkëmbyer puthje, përqafime dhe momente të ëmbla së bashku, pa u shqetësuar nga prania e njerëzve përreth.