Publikohen për herë të parë pamjet brenda burgut ku mbahen Thaçi dhe të tjerët (Video)

Dhomat e Specializuara kanë publikuar pamje nga ambientet ku të paraburgosurit në Hagë kalojnë kohën e tyre, përfshirë fitnesin, këndin e qëndrimit ditor ku mund të socializohen dhe dhomën e dedikuar për takime me familjarë.

 

Sipas njoftimit të Speciales, personat që qëndrojnë në paraburgim kanë qasje në ajër të pastër dhe gjiashtu kanë hapësirë për shërbesa fetare.

“Të pandehurit që janë të paraburgosur para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Atje, ata kanë qasje në ajër të pastër dhe ushtrime, mund të shoqërohen, të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare.

 

Paraburgimi para ose gjatë një gjyqi bëhet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, p.sh. rreziku që i pandehuri të përpiqet të frikësojë ose të ndikojë në dëshmitarë. Çdo dy muaj, Gjyqtarët e Gjyqit të Specializuar të Kosovës do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njofitm.