Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar të kandidojë në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit. PDK ende nuk ka marrë vendim zyrtar.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, u shpreh pro pranimit të Limajt.
“Jo vetëm Fatmiri, por çdo veprimtar e kontribues i lirisë dhe ndërtimit të Kosovës, e ka vendin në PDK”, deklaroi Lladrovci për Gazeta Blic.
Ai shtoi se PDK-ja nuk mund të mbetet pasive në këtë konjukturë politike.
“Fatmiri dhe të gjithë ata që e duan Kosovën në NATO dhe BE, në aleancë të përhershme me Amerikën dhe perspektivë euro-atlantike, janë të mirëseardhur në PDK”, përfundoi Lladrovci.