Të fuqishmit e LDK-së refuzojnë Abdixhikun e Osmanin

Mungesa e figurave kryesore të Kujtim ShalaHykmete BajramiAvdullah Hoti dhe Janina Ymeri në tubimin e shumëpërfolur të “bashkimit të madh” ka ngritur pikëpyetje të shumta brenda dhe jashtë Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Gazeta Minuti.

Në aktivitetin ku u prezantua Vjosa Osmani si kandidate për presidente dhe Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër, mungesa e disa prej figurave më të njohura të LDK-së nuk kaloi pa u vërejtur nga pjesëmarrësit dhe opinioni publik.

Burime politike vlerësojnë se mosprezenca e tyre në një organizim që po cilësohej si moment “historik i bashkimit”, mund të interpretohet si sinjal i pakënaqësive të brendshme dhe rezervave që ekzistojnë ndaj zhvillimeve të fundit politike në parti.

Tubimi ishte paralajmëruar me shumë bujë nga eksponentë të afërt me lidershipin aktual, mirëpo mungesa e emrave me peshë ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë komentues kanë vënë në dyshim unitetin e pretenduar brenda partisë.

Derisa një pjesë e strukturave të LDK-së po tentojnë ta paraqesin këtë si një fillim të ri politik, mungesa e figurave të rëndësishme po shihet nga analistë politikë si tregues se jo të gjithë brenda partisë janë rreshtuar pas këtij projekti politik.