Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të ish-presidentes Vjosa Osmani, për dallimet që ekzistojnë mes saj dhe kryeministrit Albin Kurti në raport me aleatët ndërkombëtarë dhe ushtrimin e sovranitetit shtetëror.
Në një postim në Facebook, Gjinovci tha se Osmani po kërkon sovranitet, por njëkohësisht po insiston në dëgjimin e “miqve”, ndërsa argumentoi se pikërisht partnerët ndërkombëtarë kanë kundërshtuar disa prej veprimeve të Qeverisë Kurti në veri të vendit, përfshirë çështjen e dinarit, targave, zgjedhjeve serbe dhe mbylljen e strukturave paralele.
Ai në fund, ‘goditi’ Osmanin me pyetjet e tij, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
E nderumja po lyp sovranitet, po thotë e kena amanet dhe pa to s’bon, ama e nderumja po ashtu po thot duhet me i ngu miqtë madje po mundohet me tregu që dallimi kryesor mes saj dhe Kryeministrit është dallimi te trajtimi i miqve. Ama kur provojshim na si shtet me ushtru sovranitetin, miqtë oj e nderume nuk dojshin:
– nuk dojshin me çu Kosova policinë në veri;
– miqtë e kundërshtojshin heqjen e dinarit;
– miqtë e kundërshtojshin mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë;
– miqtë e kundërshtojshin mosmbajtjen referendumit të Serbisë;
– miqtë e kundërshtojshin heqjen e targave;
– miqtë e kundërshtojshin ndalimin e dinarit;
– miqtë e kundërshtojshin mbylljen e postave, e qe besa edhe ti, kur thojshe që po luhet bixhoz me miqtë kur krejt këto ndodhshin.
Tash e nderume, a po don sovranitet, a mi ngu miqtë? A me pasë na planin tonë e me i ftu miqtë me na mbështetë në të, apo si ti, me shku pa plan thjesht me lypë prej miqve çka po menojnë për secilin hap? Kjo pra, është çështja.