Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Triera Kasumi-Berishën në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Ekonomisë.
Ajo është edhe sekretare e Listës Guxo.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti e uroi Kasumi-Berishën për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Emërimi i saj është bërë për të mbështetur punën e ministres së
Ekonomisë, për të ndihmuar në përgatitjen për marrëveshjeve me institucionet përkatëse nga dhe për zëvendësimin e ministres, kur ajo mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e saj.
“Znj. Kasumi-Berisha është e obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave” thuhet në vendimin e nënshkruar nga kryeministri në detyrë.