Ardian Gjini ‘godet’ Donika Gërvallën: Nuk i jap pesë pare që është çika e Jusuf Gërvallës

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 Donika Gërvalla nuk duhet të marrë merita vetëm pse është e bija e patriotit Jusuf Gërvalla.

“Nëse Jusuf Gërvalla është heroi i Kosovës, kurgjo nuk i jep drejt vajzës së vet me u bo e keqe, nëse e shkel ligjin duhet me shti në burg”, tha ai duke e ilustruar këtë si shembull.
“Kërkujt hiç nuk i kemi borgj, secili njeri meritat e veta duhet me i ndërtu vet jo mi marrë nga prindërit”, tha ai, duke shtuar se nuk beson që as patriotizmi trashëgohet.

“Pesë pare nuk i jap që është e bija e Jusuf Gërvallës, për Jusuf Gërvallën në këmbë se është heroi i Kosovës, por kjo nuk ka drejt me shajt krejt Kosovën veç pse është e bija e Jusuf Gërvallës”, deklaroi Ardian Gjini.