Zarf i zi për Olën: produksioni merr vendimin e rëndë për të – ja çfarë ndodhi (VIDEO)

Zhvillime të forta kanë tronditur Ferma VIP, duke ndryshuar rrjedhën e lojës vetëm pak orë pas Prime-t të fundit.

Pas incidentit ku Ola hodhi një shishe në drejtim të DJ Bujakës gjatë transmetimit live dhe situatave të tjera të tensionuara brenda shtëpisë, produksioni ka marrë një vendim të papritur.

 

Si pasojë e këtyre ngjarjeve dhe sjelljeve të dhunshme, televotimi javor është anuluar.

Në vend të tij, është hapur një televotim i ri, këtë herë i fokusuar drejtpërdrejt te Ola.

Ndërkohë, në rrjetet zyrtare është publikuar edhe votimi për Fabjola Elezaj, me pyetjen nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin në fermë, duke shtuar edhe më shumë konfuzion te publiku.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur tensionet në shtëpi kanë arritur kulmin, duke përfshirë përplasjet mes Olës, Mozës dhe banorëve të tjerë.

Publiku tashmë ka në dorë vendimin për fatin e Olës në lojë, ndërsa pritet të shihet se si do të ndikojnë këto zhvillime në vazhdimësinë e spektaklit.