Dy burrat që nuk lejuan që shqiptari të poshtërohet në pragun e tij nga serbi

Këta janë dy trima nga Magura e Lipjanit, të cilët u sulmuan te dyert e shtëpisë së tyre nga një grup personash të organizuar Serb dhe Ashkali .

 

Sipas banorëve, rreth 15–20 persona kishin ardhur të përgatitur për këtë sulm, ndërsa dyshohet se disa prej tyre kishin të kaluar si pjesëtarë të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë dhe se kishin fshehur armatim në shtëpi të pabanuara.

 

Gjatë kësaj ngjarjeje, familja Meta dhe qytetarët e Magurës janë përballur me një situatë shumë të rrezikshme. Në atë moment kanë intervenuar Burim Bekteshi e Bekim Meta dhe disa banorë të lagjes, të cilët janë përballur me këtë grup dhe kanë parandaluar që situata të përshkallëzohej edhe më shumë dhe të kishte pasoja më të rënda për fshatin.