Shkëlzen Jetishi, Ermal Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Meda dhe Shkurte Gashi janë vetëm disa nga emrat e njohur të estradës kosovare që po kujdesen për atmosferën festive në dasmën e Luan Haradinajt, djalit të Shkëlzenit.
Në këtë dasmë është e pranishme edhe këngëtarja Shkurte Fejza, e cila ka interpretuar këngën e saj të njohur “Mora fjalë”.
Në ahengun e familjes Haradinaj po morën pjesë gjithashtu shumë fytyra të tjera publike, politikanë dhe mysafirë të shumtë.