Ish-deputeti e quan procesin të padrejtë, por thotë se beson në drejtësinë ndërkombëtare
Ish-deputeti i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pret zhvillime pozitive për ish-krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë.
Në një paraqitje në Klan Kosova, ai u shpreh optimist se mund të ketë vendime që do t’u mundësojnë atyre kthimin te familjet dhe në Kosovë.
“Ne presim lajme të mëdha dhe pozitive… që t’u kthehen familjeve… dhe Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.
Ai e ka cilësuar procesin gjyqësor si të padrejtë dhe të panevojshëm, duke shtuar se ka pasur shqetësime për qasjen e prokurorisë gjatë zhvillimit të tij.
“I besoj drejtësisë ndërkombëtare… por kemi qenë të shqetësuar dhe të mllefosur”, tha ai, duke shtuar se pretendimet, sipas tij, kanë tentuar të kriminalizojnë luftën për liri dhe pavarësi.