Burime të sigurta për Gazeta Minuti bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës është drejt përmbylljes së listës së kandidatëve për deputetë, ku pritet të ketë disa emra të njohur në pozitat kryesore.
Ndërkohë, menjëherë pas tij, në pozitën numër 4 pritet të jetë Doarsa Kica-Xhelili, e cila konsiderohet si një nga figurat më aktive dhe të zëshme brenda LDK-së në vitet e fundit.
Lista vijon me emra të tjerë të rëndësishëm të partisë, ku përfshihen Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Kujtim Shala, duke reflektuar një kombinim të figurave me përvojë dhe atyre më të reja në politikë.
Megjithatë, burimet theksojnë se lista ende nuk është finalizuar plotësisht dhe mund të ketë ndryshime të fundit deri në zyrtarizimin e saj.
Zhvillimet e fundit brenda LDK-së pritet të ndikojnë ndjeshëm në garën zgjedhore, ndërsa përbërja e listës shihet si një element kyç për performancën e partisë në zgjedhjet e ardhshme.