Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ka tentiva për të kapur shtetin. Bajrami thotë se vetëm disa orë para shpërndarjes së kuvendit janë shpallur rreth pozita të larta udhëheqëse.
“LVV-ja, pasi e përmbylli kapjen e AKP-së, RTK-së, KPMM-së dhe Komisionit të Jurisprudencës, vetëm disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, ka shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse.
Këto nuk janë konkurse normale, janë përpjekja e fundit për kapjen e institucioneve para se të mbahën zgjedhjet.
𝑳𝒊𝒈𝒋𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 q𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒊 𝒒𝒂𝒓𝒕𝒆̈.
𝑵𝒆𝒏𝒊 31 – 𝑲𝒖𝒇𝒊𝒛𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒆 q𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒉𝒆𝒒𝒋𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓𝒄𝒂𝒌𝒕𝒐𝒏 𝒔𝒆 q𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒉𝒆𝒒𝒋𝒆:
1.3. 𝑵𝒖𝒌 𝒊𝒏𝒊𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒖𝒓𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒆𝒋𝒂 𝒑𝒆̈𝒓 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒐𝒛𝒊𝒕𝒂𝒕 𝒑𝒖𝒃𝒍𝒊𝒌𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒄𝒊𝒍𝒂𝒗𝒆 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒌𝒐𝒎𝒑𝒆𝒕𝒆𝒏𝒕𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒃𝒂𝒛𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒊𝒈𝒋𝒆𝒗𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒌𝒂𝒕𝒆̈𝒔𝒆;
Po, konkurset janë hapur disa orë para shpërndarjes së kuvendit, por pikërisht këtu qëndron problemi: a mund të quhet proces kredibil një konkurs që shpallet në prag të shpërndarjes së kuvendit dhe i tëri zhvillohet nga një qeveri në dorëheqje?
A janë këto konkurse për profesionistë, apo për t’i rehatuar njerëzit e pushtetit para zgjedhjeve?
Institucionet publike nuk janë pronë e asnjë partie politike, nuk janë strehë për militantë, as tortë që ndahet në minutat e fundit të pushtetit.
Qeveria e re që vjen pas zgjedhjeve duhet t’i ndalë menjëherë këto praktika, ta ristartoj këtë proces dhe këto pozita t’i plotësojë me njerëz profesionistë, të pavarur dhe me integritet.
Këto janë pozitat e shpallura:
Sekretar – Ministria e Mjedisit
Sekretar – Ministria e Shëndetësisë
Drejtor i Përgjithshëm – Akademia e Kosovës për Siguri Publike, MPB
Zëvendësdrejtor – Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave
Zëvendësdrejtor – Agjencia e Regjistrimit Civil
Zëvendësdrejtor – Agjencia e Arkivave
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Arkivave
Drejtor Ekzekutiv – Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Zhvillimit të Rinisë
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Antidoping
Drejtor Ekzekutiv – KIESA
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Siguri Kibernetike
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Pronësi Industriale
Kryeinspektor – Ministria e Tregtisë
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Kosovare për Standardizim
Drejtor i Thesarit – Ministria e Financave
Drejtor Ekzekutiv -AQP
Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Kosovës për Pajisje Medicinale
Sekretar – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë