Deputejta e VV-së, Albena Reshitaj jep sinjale për Vjosa Osmanin

Deputetja Albena Reshitaj, e ka parë të mundshme që ish-presidentja Vjosa Osmani të jetë pjesë e garës për zgjedhjen e presidentit.

 

Reshitaj tha se tashmë janë dy kandidate në garë, ndërsa përmendi edhe mundësinë e një kandidature nga LDK.

“LDK ka treguar nënshkrimet dhe ka thënë që është e gatshme për të qenë pjesë e zgjedhjes së presidentit dhe të vijnë në sallë. Tashmë i kemi dy kandidate për presidente. Gjithashtu kam dëgjuar që nga LDK është e mundur të jetë kandidate ish-presidentja Vjosa Osmani”, ka deklaruar Reshitaj.

Ajo shtoi se pret reflektim nga partitë opozitare për të marrë pjesë në proces dhe për të kontribuar në zgjedhjen e presidentit