Takimi mes Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani ka përfunduar, ndërsa burime brenda diskutimeve bëjnë të ditur se në fokus kanë qenë zhvillimet e fundit politike dhe hapat e mëtejshëm në skenën politike të vendit.
Sipas këtyre burimeve, një pjesë e rëndësishme e bisedës është përqendruar edhe rreth mundësisë së një kandidature të përbashkët, në kuadër të proceseve të ardhshme politike.
Mësohet se Abdixhiku ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur Osmanin, duke garantuar deri në 12 nga 15 votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Megjithatë, detaje të tjera konkrete nga takimi nuk janë bërë publike, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja që do të qartësojnë drejtimin e bashkëpunimit politik mes palëve.