Ka mungesë pajtueshmërie brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) lidhur me mbështetjen për Vjosa Osmanin si presidente.
Sipas burimeve të Gazeta Minut brenda partisë, të paktën tre deputetë të LDK-së janë shprehur kundër votimit të saj në këtë post.
Këto zhvillime tregojnë përçarje të brendshme në radhët e LDK-së, në një moment të rëndësishëm politik për vendin.
Ndërkohë që një pjesë e deputetëve mbështesin kandidaturën e Osmanit, të tjerë kanë rezerva dhe kundërshtime, duke vënë në pikëpyetje unitetin e partisë në këtë proces. Madje këtë ia ka potencuar Abdixhiku edhe vetë Osmanit në takim.
Ende nuk dihet nëse këto mospajtime do të ndikojnë në vendimin përfundimtar të LDK-së apo në rezultatin e votimit për president në Kuvend.