Sami Lushtaku ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe akuzave të fundit, duke thënë se ai dhe familja e tij po përballen vazhdimisht me sulme dhe përmendje nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Ai ka fillu me mu, nuk është hera e parë që merret me mu. Nuk e di çfarë pritje ka, por edhe miza mem hangër, unë edhe familja jem kem me i adresu tek Albin Kurti”, deklaroi Lushtaku.
Kjo deklaratë vjen në një kohë tensionesh politike dhe përplasjesh të ashpra mes figurave të opozitës dhe pushtetit, sidomos pas zhvillimeve të fundit në Drenicë dhe Skenderaj. Lushtaku la të kuptohet se po e konsideron Kurtin përgjegjës për çdo presion apo situatë që, sipas tij, po i ndodh familjes së tij.