DASH përshëndet fuqishëm vendimin e Qeverisë Kurti

Departamenti Amerikan i Shtetit, përkatësisht Zyra kundër Terrorizmit, e ka falendëruar Kosovën për vendimin e shpalljes së organizatës iraniane IRGC si organizatë terroriste, shkruan Gazeta Express.

 

“Ne e falënderojmë Kosovën për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për përcaktimin e IRGC-së si një organizatë terroriste”, shkruan DASH në reagim.

Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjatë një mbledhjeje me 20 prill në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti tha se “përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”.

“Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, kishte deklaruar Kurti.