Një histori interesante vjen nga Bullgaria, ku një fshat me mbi 500 vite histori vazhdon të ruajë identitetin e tij shqiptar.Bëhet fjalë për zonën e Mandricës, ku banorët deklarojnë me krenari origjinën e tyre nga Vithkuqi i Korçës, duke theksuar se traditat dhe lidhja me rrënjët shqiptare mbeten ende të gjalla.
Pavarësisht përpjekjeve të ndryshme për ndikime kulturore, banorët e këtij fshati vijojnë të identifikohen si shqiptarë dhe e shprehin hapur këtë përkatësi.Në këtë komunitet, gjuha dhe kujtesa historike janë elementë të rëndësishëm që kanë ndihmuar në ruajtjen e identitetit ndër breza.
Kjo histori është një tjetër dëshmi e pranisë së hershme dhe të vazhdueshme të shqiptarëve në rajon, si dhe e lidhjes së fortë që diaspora mban me vendlindjen.