LDK me 15 deputetë, refuzuan kryeparlamentarin, 4 ministri dhe zëvendëskryeministrin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se bisedimet me Lumir Abdixhikun rezultuan të pasuksesshme.

Ai tha se LDK refuzoi ofertën tonë për bashkëqeverisje.

 

Kurti tha se i ofruna Abdixhikut pozitën e zëvendëskryeministrin dhe katër ministri.

“Më duhet të konstantoj se bisedimet rezultuan ta pasuksesshme sepse asnjëra nga ofertat nuk u pranua nga kreu i LDK-së. Fillimisht ne ofruam që LDK me bashkëqeverisje ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri tjera. Kam kërkuar që Abdixhiku të jetë zëvendëskryeministri im”, ka thënë Kurti.