Deklaroi lidhje jashtë, por puth Indrin në sy të kamerave – shpërthejnë komentet (VIDEO)

Një moment i papritur në “Ferma VIP” ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, ku Vanesa dhe Indri janë kapur duke u puthur gjatë transmetimit.

Ajo që ka habitur publikun është fakti se vetë Vanesa kishte deklaruar më herët se është në një lidhje jashtë shtëpisë. Pikërisht kjo kontradiktë ka ndezur reagime të forta online, me qindra komente nga ndjekësit.

 

“Nuk e kuptoj, tha që është e lidhur dhe tani puthje live?”, “Po i dashuri jashtë ku mbeti?”, “Vetëm për vëmendje po e bën”, janë disa nga komentet që kanë pushtuar rrjetin.

Nga ana tjetër, disa ndjekës e konsiderojnë këtë si pjesë të lojës dhe strategji për të marrë vëmendje në spektakël.

Momenti është bërë viral dhe po diskutohet gjerësisht, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në vazhdimin e lojës për Vanesën dhe Indrin. Ndiqni pamjet me poshte: