Menjëherë pas marrjes së detyrës, në institucionin e Presidencës së Kosova kanë nisur ndryshimet e para edhe në aspektin e komunikimit publik, raporton Gazeta Minuti.
Me ardhjen në krye të institucionit nga Albulena Haxhiu, stafi i saj ka ndërmarrë një veprim konkret në rrjetet sociale, duke ndryshuar emrin e faqes zyrtare të Presidencës në Facebook.
Nga të dhënat e publikuara në seksionin “History” të faqes, shihet se më 4 prill 2026 është bërë ndryshimi i emrit në “Zyra e Presidentes së 6-të të Republikës së Kosovës”, ndërsa më herët faqja ishte krijuar me emrin “Presidenca e Republikës së Kosovës”.

Ky veprim po interpretohet si një përpjekje për të reflektuar menjëherë tranzicionin e ri institucional dhe për të identifikuar mandatin e ri presidencial në mënyrë më të drejtpërdrejtë në komunikimin publik.
Ndryshimi ka nxitur reagime të ndryshme, ku një pjesë e publikut e sheh si hap formal dhe të pritshëm, ndërsa të tjerë e konsiderojnë të panevojshëm ndryshimin e identitetit të një faqeje institucionale që tradicionalisht ka ruajtur një emërtim neutral, njofton Gazeta Minuti.
Deri më tani, nga Presidenca nuk ka pasur një sqarim zyrtar lidhur me arsyetimin e këtij ndryshimi.