Duket se Anisa Veseli po kalon një nga periudhat më të bukura në jetën e saj personale dhe nuk ka ndërmend t’i mbajë gjërat plotësisht në fshehtësi. Se ish-banorja e njohur po shijon një romancë të re, këtë e kuptuam qartë pak ditë më parë, pikërisht në ditën e të dashuruarve, për Shën Valentin. Ajo zgjodhi këtë datë simbolike për të dhënë sinjalet e para se zemra e saj tashmë është e zënë, duke ndezur kështu kuriozitetin e mijëra ndjekësve në rrjetet sociale.
Por, surprizat nuk kanë përfunduar me kaq. Mbrëmjen e kaluar, bukuroshja ka vendosur të tërheqë sërish vëmendjen duke ndarë një tjetër moment krah partnerit, identiteti i të cilit vazhdon të mbetet një mister i madh për publikun. Në fotografinë e postuar në Instastory, Anisa shfaqet me shumë stil duke shkrepur një ‘selfie’ para pasqyrës, ndërsa në prapavijë dallohet silueta e djalit që e shoqëron. Ai shihet i kthyer, duke u kujdesur maksimalisht që fytyra e tij të mos ekspozohet.
Të vetmet detaje që ajo ka lënë në imazh janë dy emoji, një hënë dhe një planet, çka tregon një lloj gjuhe të koduar romantike mes tyre. Tani, pyetja që po qarkullon kudo është: kush është djali misterioz dhe kur do të vendosë Anisa ta prezantojë atë me ndjekësit? Deri në atë moment, fansat do të duhet të mjaftohen vetëm me këto ngacmime të vogla nga jeta e saj private. /Prive By Liberta Spahiu
