Kosova dhe Zvicra “fyt a fyt” me çmimin e naftës, 1,95€ në Kosovë, 2.13CHF

Çmimet e derivateve të naftës vazhdojnë të mbeten të larta në Evropë, ndërsa një krahasim i fundit mes Zvicrës dhe Kosovës tregon dallime të vogla, por domethënëse për konsumatorët, raporton Gazeta Minuti.

Sipas të dhënave të fundit, një litër naftë në Zvicër sot ka arritur rreth 2.10 deri në 2.13 franga zvicerane për litër, që në vlerë monetare i bie afërsisht mbi 2,30 euro për litër.

Ndërkohë, edhe pse Kosova tradicionalisht ka pasur çmime më të ulëta, në disa pika të shitjes çmimi i naftës ka shkuar deri në 1.95 euro për litër, duke iu afruar ndjeshëm niveleve të vendeve më të zhvilluara evropiane.

Ky zhvillim tregon se diferenca në çmim mes Zvicrës dhe Kosovës është ngushtuar dukshëm, duke ngritur shqetësime për barrën financiare të qytetarëve në Kosovë, sidomos kur merret parasysh dallimi i madh në të ardhura mes dy vendeve, njofton Gazeta Minuti.

Në këtë situatë, qytetarët në Kosovë po përballen me kosto gjithnjë e më të larta të jetesës, ndërsa çmimet e karburanteve mbeten një ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në inflacion.