LAJMI I FUNDIT/ PDK e LDK nuk do ta votojnĂ« buxhetin 👇

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri gjatë seancës plenare për buxhetin 2026, kritikoi qeverinë për mosreflektim dhe ndryshim të këtij projektligji.

Ai tha se PDK-ja tërheq amendamentet që ka propozuar, dhe në këtë mënyrë, sipas tij, partia nuk mbështet buxhetin e këtij viti.

“PDK edhe nĂ« diskutimin paraprak kĂ«tu nĂ« Kuvend i ka dhĂ«nĂ« vĂ«rejtjet e veta nĂ« kuptimin profesional, teknik, por edhe nĂ« reflektimin e nevojave qĂ« i ka pasur buxheti. Ne kemi pritur qĂ« brenda dy leximeve ka me pasĂ« reflektim dhe ka me pasĂ« ndryshime pozitive, qĂ« buxheti tĂ« avancohet nĂ« aspekt profesional”, tha Tahiri.

NdĂ«rsa Jehona Lushaku – Sadriu, shefe e grupit tĂ« LDK-sĂ«, ka deklaruar se nuk e votojnĂ« buxhetin, nĂ«se nuk shtohen 21 amendamentet e tyre.

Ajo kërkoi që amendamentet e propozuara të hidhen në votim, sepse përndryshe nuk e votojnë shqyrtimin e dytë.

“Ne si grup parlamentar i kemi paraqitur 21 amendamentet dhe nuk kanĂ« kaluar pĂ«rmes komisionit pĂ«r buxhet, andaj iu bĂ«jmĂ« thirrje t’i vĂ«ni amendamentet tona nĂ« votim, sepse besojmĂ« qĂ« adresojnĂ« probleme reale tĂ« qytetarĂ«ve. PĂ«rndryshe, buxhetin nuk e votojmĂ«.” – tha Lushaku – Sadriu.