LDK sot vendos për liderin dhe rrugën që do të marrë partia

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e punës ku pritet që kryetari Lumir Abdixhiku të kërkojë votëbesimin e delegatëve pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kuvendi fillon punimet nga ora 12:00, ndërsa LDK tha se mediat mund të përcjellin fjalën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e pastaj do të lirojnë sallën.