Reagon Bekim Jashari pas deklaratave të Nexhmedin Spahiut

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, nëse nuk e zgjedh Vjosa Osmanin për postin e presidentit, ka edhe variante të tjera rezervë, duke përmendur emrin e Murat Jasharit.

“Albini ka edhe variante rezervë, e ka për shembull Murat Jasharin, mirëpo Murati për me u zgjedh president duhet me marrë një leje amerikane siç e ka marrë Albin Kurti para se me u bë kryeministër, kushti që e ka pas Albin Kurti nga kuq e zi me kalu në verdh e kaltër, edhe Murat Jashari për me u bë president duhet me kalu verdh e kaltërt, jo në varreza të kryeheronjëve të Kosovës valon flamuri i Shqipërisë, jo i Kosovës”, ka thënë Spahiu.

Pas kësaj ka reaguar Bekim Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë një mesazh patriotik, duke theksuar amanetin e të parëve dhe sakrificën e tyre, ndërsa ka bërë thirrje që flamuri kombëtar të mbahet lart me krenari.

“Amanet na e lanë të parët, brez pas brezi e djalë pas djali”

Me gjakun dhe sakrificën e tyre u rritëm ne, për të të mbajtur lart me krenari.

Valo, o flamuri më i bukur në botë.🇦🇱”, shkruan Jashari në Facebook.