E cilësuar si vajza më seksi në BBV3 Rike Roçi, ishte e pranishme këtë të martë në studion e Fiks Fare.
Bashkë me dy moderatorët Dori dhe Devi, Rike Roçi foli mbi jetën e saj private, planet në të ardhmen dhe patjetër për politikën.
Devi-Pas dole nga BBV3 the se u ndave nga i dashuri. Tani në çfarë statusi je?
Rikja– Bosh, bosh, bosh se s’kam pse të gënjej
Devi– Nëse do ishe përball ndonjë futbollisti të bukur, do ta zgjidhje që të bëheshe plot?
Rikja– Futbollist?! Po futbollistët dëmtohen shpejt, unë nuk dua meshkuj që dëmtohen
Dori – S’ka faj o Devi se futbollistët 30 vjeç marrin fund.