Inxhinier i diplomuar, punon me karrocë- 64 vjeçari nga Mitrovica që s’i thotë ‘jo’ as punës as librit

Sabit Islami, 64-vjeçar nga Mitrovica, është i diplomuar në fakultetin e inxhinierisë. Ai ka zgjedhur të punojë jashtë profesionit të tij, pas largimit nga puna si inxhinier në periudhën e paraluftës.

Islami në një rrëfim për Insajderin ka treguar për punën e tij me karrocë, teksa ka dhënë detaje lidhur me shërbimet që kryen për qytetarët e Mitrovicës.

64-vjeçari ka thënë se për shkak të moshës, këtë punë do ta kryej vetëm edhe sivjet, ku do të dalë në pension.

Pos tjerash, ai ka rrëfyer edhe për punën e tij si inxhinier në periudhën e paraluftës, i cili u largua dhunshëm nga regjimi serb.

Islami pas punës ka bërë të ditur se kohën e lirë ia kushton leximit.

Ndiqeni në vijim rrëfimin e plotë të tij: