Tronditje të mëdha”/ Profesori flet për kërcënimet e Serbisë – jep një paralajmërim për skenarët e mundshëm!

Kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës po vazhdojnë të jenë prezente shumë shpesh.

Deklaratat që liderët serb po bëjnë po arrijnë të sjellin reagime edhe në opinon publik.

Së fundmi, është ministri i brendshëm serb, dhe ekstremisti prorus Aleksandar Vullin ka deklaruar se e “vetmja mënyrë që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet”.

“E vetmja mënyrë që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet. Të gjitha konfliktet në Ballkan fillojnë “me diskriminimin” e serbëve. Aty ku respektohen të drejtat e serbëve, nuk kanë asnjë problem me ‘botën serbe’”, ka thënë ai.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur profesori universitar, Enver Bytyçi.

ImageEnver BytyçiFOTO GALERI
Ai u shpreh se Serbia po vazhdon të mbajë miqësi të ngushtë me Rusinë pasi është e njejta që nuk po vendos sanksione ndaj saj.

Interesant është se presidentin serb e “mirëkuptojnë”, e “justifikojnë” dhe kësisoj edhe e inkurajojnë që të mbajë lidhje strategjike e specifike me presidentin rus, Vladimir Putin, shton profesori.

“E kam thënë edhe herë të tjera: Serbia dëshiron të përfitojë nga benefitet europiane dhe amerikane, nga