Vajza ndahet nga i dashuri në prani të familjes, reagimi i tyre habit përdoruesit e rrjeteve sociale

Një video që tregon reagimin e familjes teksa vajza e tyre ndahet nga i dashuri i saj përmes mesazheve, ka ngjallur reagime të shumta në internet.

Videoja e publikuar në X nis me një pamje nga telefoni i gruas e cila zbulon mesazhin e gjatë të ndarjes që i ka dërguar partnerit.

Në sfond, familja e saj brohorasin dhe duartrokasin, duke e mbështetur kështu zgjedhjen e saj, përcjell Telegrafi.

Ndonëse në klip nuk tregohet arsyeja e ndarjes, atmosfera festive e krijuar nga familja lë të nënkuptohet për një vendim të shumëpritur.