Lotë gëzimi nuk janë vetëm fjalë të shkruara në poezi e romane. Lotë gëzimi janë emocione që ndodhin në jetën reale madje edhe në momente më të rëndësishme të njeriut, siç është dasma e martesës.
Emocione të papërshkrueshme e lotë gëzimi rrodhën në dasmën e gazetarit Nevrij Ademi, një histori që kulmoi në momentet kur ai më së pakti e priste.
Jeta të detyron në shumë momente sublike, sakrifica, ndarja e dhimbje që nuk thonë më kotë që vetëm qenia njerëzore mund t’i përballon. Fati të përballë me momente dramatike edhe në periudha kur t’i nuk e din se çka ndodh, edhe kur ende nuk i ke mbushur një vit jetë.
Një fat të vështirë kishte Nevriju në kohën kur kishte vetëm 8 muaj që se kishte ardhur në jetë. Problemet në familje kishin nxitur ndarjen mes prindërve të tij. Nëna ishte detyrar ta lërë në duar e gjyshes së tij, dhe të vijonte jetën diku largë.
Nevriju për gjatë gjithë kohës për nënë ka ditur gjyshen e tij nga baba. Ajo e kishte rritur dhe përgatitur për jetë. Kishin kaluar plotë 17 vite që ai të kuptonte se nëna e tij jeton diku. Në moshën 18 vjeçe takoi të ëmën që jeta e kishte dërguar diku në një fshat të Velesit.
Nëna kishte krijuar një familje të re dhe nga ai moment kishte vijuar kontakti sikurse takimet e rrala mes tyre. Si çdo njeri që do të donte të kishte prindërit e pranishëm në ditën e tij më të lumtur, pra në dasëm, Edhe Nevriju kishte insistuar aq shumë që nëna të vinte aty, por lutjet e tij ishin refuzuar gati pamëshirshëm nga nëna e tij.
Por, ky nuk kishte qenë një akt i kryer. Kolegia e tij e punës, Fatmire Krasniqi Neziri kishte përgatitur surprizën e jetës për Nevrijun. Në kontakt me të ëmën e tij, Fatmirja ishte dakorduar që Nevrijut nëna t’i shkonte në dasëm në momentin kur ai as që e kishte pritur, sepse, e ëma ia kishte prerë që nuk do të shkonte në dasëm për aryse që në realitet kanë qenë edhe të logjikshme.
Dhe derisa dasma vijonte dhe Nevriju dhe bashkëshorten sapo ishin bashkëngjitur dasmorëve në ambientin festiv, në ato momente u shfaq e ëma e tij e shoqëruar nga kolegia e tij, Fatmirja.
Momente të paharrueshme, emocione pafund, lotë gëzimi…