Pesë policë kanë marrë lëndime të lehta dhe katër automjete zyrtare janë dëmtuar gjatë ditës së djeshme në veri.
Por, zëvendës drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani tha për Gazetën Insajderi se sot është situatë e qetë atje.
“Kurrë më mirë s’ka qenë, situata është e qetë“, tha shkurt ai.
Ndryshe tensionet në veri të vendit u rritën pas betimit të kryetarëve të rinj, të cilët dje duhej ta fillonin punën në objektet përkatëse komunale.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë disa qytetarë serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre. Ata arritën të futen në zyret e tyre, me asistimin e Policisë./ Insajderi