Boksieri serb me precedentë kr*iminal, Kristijan Golubovic, humbi një ndeshje në Vjenë nga shqiptari Agim Abdullah.
Ndeshja u zhvillua në kuadër të një mbrëmjeje të sporteve marciale dhe Abdullahu me një goditje të fortë e dërgoi Christianin në tapet, pas së cilës gjyqtari shpalli fitoren e boksierit shqiptar.
Goluboviqin e ka inatosur sidomos fakti që Abdullahu dhe tifozët e tij pas ndeshjes valëvitën flamurin shqiptar në ring.
“Ndeshja u ndërpre pa asnjë arsye në momentin kur unë përballova një breshëri goditjesh të shqiptarit Agim Abdullah dhe nisa të bëja pozicion për sulmin e madh. Kur dola dhe fillova të dal për ndoshta sulmin final – arbitri e ndërpreu ndeshjen sepse pa që po më godaja dorën… dhe po përpiqesha të gjeja gomën mrojtëse të dhëmbëve. Ndeshja u ndërpre në mënyrë të parregullt. Nuk ndihem si i mundur, por si gjithmonë, me “VENDIMET E KËQIJA TË GJYQTARI”. Agimi shprehu respekt të madh dhe pranoi se lufta nuk u ndal për shkak të levave të tij apo diçkaje tipike për një fitore bindëse”, ka shkruar ai në Facebook.