




Novak Djokoviq është xhiruar duke kënduar këngë fashiste serbe përkrah prindërve të vet gjatë një vizite në Beograd javën e kaluar.
Djokoviq u rikthye në kryeqytetin serb për një vizitë të shkurtër javën e kaluar pas triumfit në Australian Open në fillim të këtij viti, ku e fitoi grand slamin e 22-të në karrierë.
Por tenisti 35-vjeçar, i njohur për qëndrimet e tij nacionaliste, u pa duke kënduar me plot zemër këngë nacionaliste në restorantin e familjes së vet në Beograd.