




Ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian tashmë i kanë dhënë “PO-në” vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Teksti i kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është miratuar, dhe pritja shumëvjeçare e kosovarëve për të udhëtuar pa viza pritet të marrë fund më së largu më një janar 2024.
E në këtë vendim, kryeministri Kurti ka thënë se ka ndikuar përmirësimi i imazhit të shtetit të Kosovës.





Kurti këtu ka përmendur ngritjen e Kosovës për 17 vende te Transparency International sa i takon lu. ftimit të korrupsionit dhe sundimit të ligjit.
Kjo thotë Kurti se ka ndikuar që nga një janari i vitit 2024 të mos ketë regjim të vizave në zonën ‘Shengen’ për qytetarët e Republikës së Kosovës”.
“Brenda vendit tonë kemi pasur suksese të pamohueshme, për 17 vende jemi ngritur te Transparency International sa i takon lu. ftimit të korrupsionit, pastaj edhe sa i përket lirisë së medieve sipas Reporterëve pa Kufij dhe gjithashtu për herë të dytë jemi të parët në Ballkan sa i përket sundimit të ligjit dhe të dytit në botë sa i përket përmirësimit në sundimin e ligjit. Kemi lëvizur nga grupi C në grupin B sa i përket qeverisjes të fokusuar në digjitalizim, kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës me 12 maj, në Bashkimin Evropian me 15 dhjetor dhe po përgatitemi që të aplikojmë edhe për anëtarësim në NATO. Imazhi i Kosovës është përmirësuar dhe kjo ka ndikuar që nga një janari i vitit 2024 të mos ketë regjim të vizave në zonën ‘Shengen’ për qytetarët e Republikës së Kosovës”, Kryeministri Albin Kurti”, ka thënë Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.





Më 30 nëntor, Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
Siç është bërë e ditur liberalizimi i vizave do të nisë në datën e nisjes së sistemit ETIAS, dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.