Rakiq me pretendime të pabazuara: Kam informacione se Kurti sonte përgatit ‘Ollujën’

Ish ministri në Qeverinë Kurti, Goran Rakiq, ka bërë disa pretendime të pabazuara duke u shprehur se kryeministri ynë po përgatiste ‘kaos’ në veri.

Kreu i Listës Serbe ka thënë se “në bazë të informacioneve që kanë, Albin Kurti sonte do të dërgojë njësinë speciale të armatosur dhe njësi të tjera në veri të Kosovës për të përndjekur popullin serb dhe për të kryer Stuhinë (Operacioni i famshëm Olluja)”.

“Pas apelit tonë për paqe, dhe sipas informacioneve që kemi, Albin Kurti në një takim me strukturat e tij të sigurisë ka njoftuar se sonte do të dërgojë ROSU-në dhe njësi tjera në veri të Kosovës për të përndjekur popullin tonë dhe për të kryer Stuhinë (operacioni Olluja),” – u shpreh Rakiq.

Por në fakt, Kurti në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur bashkë me ministrin e tij të brendshëm, Xhelal Sveçlën, u shpreh se po e priste KFOR-in që të hiqte barrikadat nga veriu.

Rakiq i bëri thirrje pikërisht KFOR-it që të parandalojë (sic) “pushtimin e ROSU-s në veri të Kosovës”, raporton Kosovo-Online.