Çka ndodhi tash? – Edhe Albulena Haxhiu shkeli kushtetuten e Kosove VIDEO

Termi “populli serb” u përdor nga deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq edhe pesë vjet më parë, gjatë propozimit për nënkryetar të Kuvendit.

 

E njëjta gjuhë, e i njëjti formulim po del se u përdor edhe këtë të mërkurë.

Igor Simiqit të Listës Serbe, atëbotë nuk i reagoi kush kur komunitetit serb, iu pati referuar si populli serb.

Por, kur e njëjta fjali u përdor këtë 9 shtator, ngjalli pakënaqësi.

 

Këso shkeljesh, siç pretendon, duket se bëri edhe vetë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, 26 korrikun e 2018-tës.

Kjo formë deklarimi është jokushtetuese edhe për njohësit e ligjit, që sipas tyre, për këtë veprim, mund të ketë edhe pasoja ligjore.

Bazuar në legjislacionin në fuqi, varësisht nga klasifikimi i veprës, kjo dënohet në formë të gjobës ose edhe burgimit.