Tifozët e ekipit serb me parulla kundër Kosovës në ndeshjen e “EuroLeague”

Tifozët në Serbi ka shfaqur një parullë kundër Kosovës, teksa ekipi i tyre i basketbollit, Partizani i Beogradit, luante me Olimpiacosin në kuadër të EuroLeague.

Tifozët e Partizanit shfaqën një baner të madh në të cilin shkruhej parulla e tyre “Kosova është Serbi”. Nuk janë të rralla parullat anti-Kosovë në ndeshjet që zhvillojnë ekipet serbe në garat evropiane.