




Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot pjesën veriore të Kosovës, më saktë pikën kufitare në Bërnjak.
Sipër fotografisë ku duket i buzëqeshur, Sveçla shkroi se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.





Por, me një foto nga Bërnjaku, ministrit Sveçla i rekomandohet të futet në dietë e t”i humbë disa kile.
Ishte avokati Besnik Berisha që i kërkoi Sveçlës të zvoglojë barkun, pasi që ndoshta do t’i vijë puna të veshë uniformen e policisë.
“Ministri Svecla duhet me be dicka me zvogelu peshen ( lexo ketu barkun), se qysh po vjen puna, ka mundesi me pase nevoje me vesh uniformen edhe vet. Edhe i rrine me mire, edhe rritet shpejtesia ne kembe, se kurre s’i dihet”, ka shkruar Berisha në Facebook.