




Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçit, ka bërë një reagim me vendim e Listës Serbe që u morr sot për tu larguar nga institucionet e Kosovës.
Behrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, me parulla populiste, i ka hedh poshtë mbi 20 vjet përpjekje për t’i integruar serbët në institucionet e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Tutje, ai ka thënë se mosbesimin ndaj Amerikës, me ose pa vetëdije e shndërron në platformë politikë të kriminel Vuçiq.
Postimi i plotë:





Qe qysh integrohet veriu:
Mbi 20 vjet përpjekje për t’i integruar serbët në institucionet e Republikës së Kosovës, Albin Kurti t’i hedh poshtë për parulla populiste.
Mosbesimin ndaj Amerikës e shndërron me ose pa vetëdije në platformë politike të kriminelit Vuçiq!
E Sfeqla që i godiste me tulla në kokë policët e Kosovë le të shkon në veri për t’i marrë jo uniformat, por armatimin e ish-policisë së Kosovës!
Tash serbët e konvertuar nga Kurti në mercenarë të Vuçiqit do të luftojnë shtetin me armë të buxhetit të Kosovës!
Këtë njeri duhet me ndal! Ky ka me na marrë në qafë!