Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se vizitat në Gjykatën Speciale në Hagë duhet të ndalen në mënyrë që të ndihmohen të akuzuarit.
Ai në Twitter ka shkruar se kjo është një ndër arsyet se pse gjykata po refuzon lirimin e Thaçit dhe të tjerëve.
“Ndalni vizitat ne Hage nëse dëshironi t’u ndihmoni të akuzuarve! Një ndër arsyet pse Gjykata po refuzon lirimin e Thaçit dhe të tjerëve është fuqia dhe ndikimi i tij. Vizitat e shumta të gjithë këtyre njerëzve po ia konfirmojnë Gjykatës këtë dyshim”, shkruan ai,
Kajtazi ka shtuar se gara sa kush po i viziton dhe po jep rrëfime emocionale është e gabuar.
“Gara se kush po i viziton dhe kush po jep rrëfime “me emocionale” është e gabuar, e pamenduar dhe e dëmshme. Prandaj, nëse doni drejtësi, mos jepni argumente te kundërta”, ka shtuar Vehbi Kajtazi.